18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Tragjedia në Shkodër, avokati i të dyshuarit zbulon bisedën e fundit para ngjarjes

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj pas dhunës së bashkëshortit.

Avokati i Erdgys Arrazit, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jetë Shqiptare” ka deklaruar se ka qenë vetë klienti i tij ai i cili ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre.

“Erdgysi nuk është i akuzuar për shkak të dyshimeve të prokurorisë. e ka ndaluar më 5.5.2024. Arrazi është i padënuar. Ka shkuar që më datë 2 në polici për të dhënë shpjegime e për tu interesuar për fatin e 3 fëmijëve të tij. Ka pasur bashkëpunim për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e vajzës e ka bërë ky shtetas. Sot bile ka dhe varrimin e saj”.

Pretendimi i gjendjes shëndetësore të shëndetit mendor të Almës do verifikohet gjatë fazës hetimore.

“Klienti nuk ka qenë në proces divorci. Shtetasin e njoh dhe personalisht, madje jo më larg se të premten tjetër kam pirë kafe me të, ka qenë dhe me shoqen me fëmijët në makinë”, tha ai për mikrofonin e RTSH.

Avokati u ndal më tej edhe te pretendimet mbi gjendjen e shëndetit mendor të Alma Arrazit, duke bërë me dije se mamaja e Erdgysit i ka sjellë herë pas herë medikamente nga Italia.

“Vetë e ëma e Ergysit ka sjellë herë pas here nga Italia ilaçe që janë më cilësore për t’ia dhënë shtetases në fjalë, për trajtimin që ka pasur”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img