15.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Franca mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Franca ka mbështetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa bën thirrje që vendi të vazhdojë me reforma.

“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, ashtu sikurse edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ministrja e Jashtme e Francës.

Franca i bëri thirrje Kosovës “që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj evropian, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet në këtë drejtim”.

Më tej, në komunikatën e MPJ-së franceze, i kërkohet Kosovës, sikurse edhe Serbisë, që të angazhohen “me përgjegjësi dhe konstruktivitet në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ky, thotë Franca, “është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kurti ka thënë më pas se sikur pesëshja e mosnjohëse e BE-së ta ndryshonte qëndrimin, do të ndihmonte në procesin e anëtarësimit të Kosovës në familjen evropiane.

Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE e kanë mbështetur edhe vende tjera evropiane

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img