11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq e humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane e quan të çmendur

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq humbi plotësisht kontrollin gjatë një pyetje që iu parashtrua nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”.

Me të parashtruar pyetjen se analistja Ivana Stradner ka deklaruar se Serbia synon ta lë rrugën e Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it, presidenti Vuçiq filloi me ironi – duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.

E pamjet e reagimi të tij dhe humbjes së kontrollit i ka shpërndarë vetë analistja amerikane Stradner, e cila ka shkruar në X se Vuçiq e ka quajtur të çmendur dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.

“Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë – mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiq i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjes gazetares.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq reagon në këtë mënyrë ndaj gazetarëve, e në veçanti ndaj atyre që nuk mendojnë si ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img