11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Kimmich flet para ndeshjes me Real Madridin: Duhet të besojmë në pikat tona të forta

Përveç trajnerit, në konferencë për shtyp para sfidës ndaj Real Madridit që zhvillohet në kuadër të Champion League, fol edhe mesfushori i Bayern,  Joshua Kimmich.

Ai u shpreh se e ka të vështirë të bëj ndonjë parashikim, por theksoi se duhet të besojnë në pikat e tyre të forta.

“Janë dy klube të mëdha përballë njëri-tjetrit. Është e vështirë të bësh një parashikim. Real Madrid ka cilësi të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha përvojë. Ata kanë fituar shumë ndeshje dhe dy vjet më parë ata fituan Ligën e Kampioneve. Ne duhet të besojmë në pikat tona të forta dhe të kemi besim, duhet të luajmë mirë në të dyja ndeshjet dhe të mos fshihemi”, u shpreh Kimmich.

Tutje, Kimmich foli edhe për takimin me bashkatdhetarin e tij, Toni Kros.

“Unë e njoh Tonin që nga koha e tij me kombëtaren gjermane. Ai u jep shumë besim të gjitha skuadrave. Ai ka arritur shumë dhe ju mund të admironi shumë gjëra që ka bërë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img