16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

E moshuara në Britani në hall: S’ia japin pensionin, i thonë se ka vdekur

Një mësueseje në pension i është ndërprerë pagesa e pensionit katër herë, sepse ofruesi i saj i pensionit vazhdimisht refuzon të pranojë se ajo nuk ka vdekur.

Eileen McGrath, 85 vjeçe, mbeti pa të ardhura gjatë Krishtlindjeve kur institucioni Pensionet e Mësuesve, i cili administron pagesat në emër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e gaboi atë me një të vdekur, shkroi Guardian.

“Në nëntor kisha marrë dy letra nga Pensionet e Mësuesve që më pyesnin nëse kisha vdekur”, tha ajo.

“Menjëherë thirra për t’u bërë të qartë se isha gjallë. Megjithatë, një javë më vonë erdhën dy letra të tjera që kërkonin të njëjtën gjë, kështu që i shkrova përsëri për të përsëritur se ende nuk kisha vdekur”.

Katër ditë para Krishtlindjeve, McGrath zbuloi se pensioni nuk i ishte paguar ende. Pavarësisht thirrjeve në Pensionet e Mësuesve, asaj iu ndalu edhe pensioni që e merrte si e ve nga bashkëshorti që i kishte vdekur. Pagesat iu bënë më 2 janar pas ankesave.

McGrath tha se vazhdimisht i është kërkuar ta dëshmonte ekzistencën e saj që nga viti 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img