11.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen dy parlamentarë të tjerë pas hetimeve të BE-së për korrupsion

Hetimet për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Evropian rezultuan me dy arrestime të tjera, konfirmoi sot një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik, në Bruksel.

“Socialdemokrati belg, Marc Tarabella, 59 vjeç, u arrestua dje për korrupsion, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale”, tha zyra.

Anëtari italian i Parlamentit Evropian, Andrea Cozzolino u arrestua gjithashtu pas akuzave për ryshfet në lidhje me hetimin.

“Policia italiane arrestoi Cozzolino pasi ai kërkoi trajtim në një spital të Napolit”, sipas medias italiane.

Skandali u shfaq në dhjetor, kur zëvendëspresidentja e atëhershme e Parlamentit Evropian Eva Kaili, ish-deputeti i BE-së, Pier Antonio Panzeri dhe dy të dyshuar të tjerë u arrestuan pas dyshimeve për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.

Ata u akuzuan se kanë ndikuar në vendimet parlamentare në favor të vendit mikpritës të Kupës së Botës në futboll, të Katarit në këmbim të parave dhe dhuratave./

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img