18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja rehaton anëtarët e vet në bordin e “Prishtina Parking”

Lulëzim Beqiri ishte një nga kandidatët për Bordin e Drejtorëve në ndërmarrjen publiko-private “Prishtina Parking”, por i njëjti pretendon se përzgjedhja e bërë nga komisioni aksionar i përbërë nga Sami Salihu, Lendita Rexhepi, asamblistë nga radhët e LDK-së në kuvend, si dhe Fadil Aliu, i përzgjedhur nga kryetari, u bë në baza politike, sepse nuk po e beson se nuk i ka plotësuar kushtet e konkursit.

Beqiri thotë se tre nga katër të përzgjedhur për Bord tani, ishin pjesë e këtij organi mbikëqyrës sa kishte mandat të përkohshëm, e që të tre janë pjesë e subjektit politik, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ata janë, Shpend Bilalli, Donjetë Rexha e Mjellma Salihu Jupolli. I pari ishte edhe kandidat për asamble në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së.

Nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike që monitorojnë këto procese thonë se kandidatët që aplikojnë për Drejtorë të Bordeve në ndërmarrjet publike, duhet t’i kenë të plotësuara disa kritere.

“Mos të ketë probleme me ligjin, të mos jetë aksionar në ndonjë ndërmarrje tjetër publike, e më e rëndësishmja mos të jetë i përfshirë në parti politike në tre vitet e fundit”.

Në gjithë këtë proces, të gjithë palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese prej 8 ditësh, që nga e marta e 7 shkurtit, tha njëri nga anëtarët e komisionit të aksionarëve, Fadil Aliu, i cili shtoi se përzgjedhja e anëtarëve për bordin e “Prishtina Parking” është bërë në bazë të konkursit në mënyrë të duhur.

Gjithë këta kanë mandat 3 vjeçar. /klankosova/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img