15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Arbnor Muja shkëlqen me një gol për Antwerpin në duelin ndaj Westerlos

Arbnor Muja ka qenë njëri ndër protagonistët kryesor në duelin që Royal Antwerp e zhvilloi ndaj KVC Westerlos në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit belg, e që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Po zhvillohej minuta e 46-të e sfidës, kur Muja shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij, pas asistimit të Arthur Vermeeren.

Muja në këtë takim u paraqit për 75 minuta dhe kjo ishte ndeshja e tij e 11-të nga 18-të sa ka luajtur gjithsej, që e nis nga minuta e parë.

25-vjeçari u vlerësua me notën 7.5 nga SofaScore, duke qenë kështu njëri ndër më të dalluarit në fushë.

Muja përveç golit të shënuar, pati 3 gjuajtje brenda kuadratit të portës, një pasim kyç, 28 pasime të kompletuara dhe dy duele të fituara.

Ky ishte goli i pestë e Arbnor Mujës në kampionatin belg, ndërsa ka edhe tri asistime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img