16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

AGK shpreh shqetësimin për demolimin e veturave të medieve në Zveçan

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar për demolimin e veturave të T7 e KOHËS në Zveçan.

Njëherësh AGK u bën thirrje organeve kompetente që ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga veriu.

Njoftimi i plotë i AGK-së:

Vetura e ekipit të KOHËS që ka raportuar dje nga Zveçani, është gjetur mëngjesin e sotëm tërësisht e demoluar.

Në fotografitë dhe videon e publikuar nga mediumi, shihen xhamat e thyer, gomat e shpërthyera, simbole nacionaliste të shënuara në veturë, si dhe pasqyret i mungojnë.

Në të njëjtën gjendje, është gjetur edhe vetura e mediumit T7, e mbuluar me simbole nacionaliste serbe, xhama të thyer, e goma të shpërthyera.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me pamjet e dhëna nga këto dy mediume, dhe u bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdës të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, u bëjmë thirrje organeve kompetente që ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga këto komuna, si dhe t’i hetojnë me prioritet të gjitha sulmet ndaj medieve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img