8.8 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

AAK, NISMA dhe VV nesër në Pejë protestojnë kundër demarkacionit

Nesër në orën 12:00 në qytetin e Pejës pritet të zhvillohet një protestë paqësore për të kundërshtuar marrëveshjen kufitare me Malin e Zi. Edhe pse AAK dhe NISMA për Kosovën nuk do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje më 1 shtator, në protestën e Pejës degët e partive opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA për Kosovën kanë marrë vendimin që ti bashkohen protestës kundër demarkacionit, shkruan Gazeta Express

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë me anë të një komunikate për media ka ftuar qytetarët të bashkohen në protestë të shtunën më datë 27 gusht kundër demarkacionit.
“Dega e AAK-së në Pejë përkrahë këtë protestë, pjesëmarrja e anëtarësisë së saj dhe qytetarëve e ka deklaruar qysh të mërkurën në konferencë për media dhe në ndërkohë ka mbajtur takime mobilizuese dhe po bënë përgatitjet për pjesëmarrje të anëtarësisë dhe qytetarëve në këtë protestë.” shkruhet në komunikatë.
Pjesmarrjen e NISMA në protestën e nesërme e ka konfirmuar për Gazetën Express sekretari i këtij subjekti Bilal Sherifi i cili shprehu “Deget e rajonit të Dukagjinit do të marrin pjese ne protesten qe mbahet neser ne Pejë. ”
Ndërsa pjesmarrjen në protestë të Vetëvendosjes e ka konfirmuar deputetja Albulena Haxhiu me anë të një lajmërimi në rrjetet sociale.
“Të dashur miq, Nesër, në orën 12:00 në qytetin e Pejës mbahet protesta kundër demarkacionit me Malin e Zi. Shihemi te sheshi i Pejës!” shkruan Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img