17.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

8 ditë punime në Rrugën A, pamje dhe detaje nga projekti i shumëpritur

Rruga A, e njohur ndryshe edhe si rruga “Jim Xhema”, e cila është paralajmëruar se do të lehtësojë trafikun dhe qarkullimin në kryeqytet, në ditën e tetë punimet po zhvillohen me intensitet të lartë.

PrishtinaPress, ju sjell pamje nga vendi ku po zhvillohen punimet.

Ky projekt nga udhëheqësit komunal është vlerësuar si projekti  kapital me rëndësi shumë të madhe për kryeqytetin. Realizimi i fazës së parë të punëve në Rrugën A, do të kushtoj mbi 8.4 milionë euro dhe  do të realizohet nga grupi i operatorëve ekonomik Sallahiu SH.P.K, Atlas-Construcion Ltd.

Ky projekt ka rëndësi të veçantë nga se lidhë vendbanimet, lagjet, auto udhët, rrugët Nacionale dhe Regjionale, unazën e brendshme të qytetit ndërmjet veti.

Në një prononcim për IndeksOnline drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xhaferi, ka thënë se  është punuar mjaft shumë për këtë projekt, teksa theksoi se i njëjti pritet të lidhë disa lagje të qytetit.

“Jam i lumtur që projekti për 1.5 kilometra është përmbyllur dhe kontraktuar. Katër kilometrat e gjysmë të tjera të rrugës A, sepse rruga është 6 kilometra, janë në fazën e projektimit, dhe po ashtu depërtimi i rrugës A me rrugën e Veternikut është në fazën e vlerësimit të projektimit. Mendoj se është një ndër projektet më të rëndësishme të Prishtinës dhe jemi munduar që në çdo detaj të jemi në harmoni dhe të përditësuar me materialet e reja që janë” tha Xhaferi për Indeksonline.

Ai deklaroi se rruga do të punohet paralelisht në Prishtinën e Re dhe në lagjen Kalabria në këtë fazë të parë. Për projektin më të madh të kryeqyteti në 10 vitet e fundit, ai ka thënë se vullneti dhe dëshira e Komunës është që të gjitha procedurat të përmbyllën sa më shpejt dhe punimet të zhvillohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img