16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Alarmon ish-drejtori i Policisë: Sveçla mbajti për 12 orë në parkun e Blinajes shefat e hetimeve në Polici

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në seancën plenare në Kuvend ka bërë një fjalim mjaft të ashpër ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Qalaj ka thënë se drejtori i Krimeve Ekonomike, Musli Salihu, është shkarkuar pas bastisjes së Nagip Krasniqi, shef i KEK-ut dhe ish-aktivist i Vetëvendosjes.

“Menjëherë pas deklarimit të z. Sveçla se nuk është i kënaqur me një segment të Prokurorisë… shkarkohet drejtori i Krimeve Ekonomike.” – u shpreh z. Qalaj.

Ai denoncoi edhe Policinë e Kosovës që sipas tij ka gënjyer se Krimet Ekonomike asnjëherë nuk kanë qenë duke e hetuar z. Krasniqi.

“Policia e Kosovës fatkeqësisht tha të pavërteta. Tha se ky rast është duke u hetuar nga njësiti anti-korrupsion, mirëpo nuk është e vërtetë që nuk është hetuar nga krimet ekonomike.” – u shpreh tutje Qalaj.

Por, pretendimin më të rëndë ai e bëri në fund, duke pretenduar se Sveçla i kishte mbajtur për 12 orë shefat e divizioneve të hetimeve të Policisë së Kosovës:

“Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë, në fillim të marsit ministri i brendshëm përafërsisht 12 orë ka mbajtur shefat e hetimeve të Policisë së Kosovës.

Prandaj, thërras deputetët – posaçërisht ata të VV-së – që të largohen nga ndikimi i drejtpërdrejtë që janë duke e bërë ndaj drejtësisë, dhe sidomos ndaj njësiteve të ndjekjeve.

Është e pakuptimtë, e tmerrshme, të mbajë 12 orë shefat e divizioneve të departamentit të hetimeve në një objekt në Parkun Nacional në Blinajë.” – tha ai.

Mbetet të shihet nëse gjatë seancës së sotme në Kuvend, ministri Sveçla do të adresojë këto pretendime./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img