16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

ShKK largon nga puna mbikëqyrësin e Dubravës, dyshohet për keqpërdorim detyre dhe ryshfet

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se e ka larguar nga puna një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas SHKK’së. ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, Sh.G, Mbikëqyrës në Qendren Korrektuese të Dubravës. I njëjti gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img