14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Zharku ka një hall

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, shprehet i shqetësuar me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet në komunikacion në Kosovë, ndonëse, siç thotë ai, në vendet tjera një numër i tillë është edhe më i lartë.
Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, Zharku ka deklaruar se sipas të gjitha raporteve në dispozicion, aksidentet nuk ndodhin për shkak të problemeve teknike të automjeteve që dalin në komunikacion, por për shkak se shoferët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Ai pranon se mund të ketë lëshime me rastin e dhënies së certifikatave për kontrollet teknike të automjeteve, por thotë se nëse hasen në raste të tilla do të mbyllen me automatizëm qendrat e kontrollit teknik të automjeteve.
Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për mungesën e buxhetit për mirëmbajtje të rrugëve, për kalueshmërinë e lartë të testeve për patentë shoferi etj.
Zëri: Ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve në komunikacion. Cilat janë shkaqet e këtyre aksidenteve me fatalitet, a është për shkak të problemeve teknike të automjeteve që dalin në komunikacion?
Zharku: Është një problem këtu, pasi që pas aksidentit nuk bëhet ndonjë verifikim, apo analizë, e cila vërteton nëse aksidenti ka ndodhur për shkak të ndonjë problemi teknik të automjetit. Deri më tash në bazë të të gjitha raporteve që kemi marrë, shihet se shkaktarë të aksidenteve në masën prej 70 deri në 80 për qind të rasteve është faktori njeri. Në të shumtën e rasteve aksidenti ka ndodhur, sepse shoferi nuk ka respektuar shenjat e komunikacionit, apo ka bërë tejkalim në vend të rrezikshëm. Po ashtu, ne kemi edhe shumë raste, kur aksidenti ka ndodhur për shkak të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes. Ndërkaq, sa i përket gjendjes teknike të automjeteve, as ne nuk kemi ndonjë analizë, pasi që kjo çështje nuk është përgjegjësi e Ministrisë që unë drejtoj. Kjo është çështje e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këta mund të konstatojnë nëse aksidenti ka ndodhur si pasojë e defekteve në veturë. Por, thënë më shkurt në bazë të të gjitha raporteve që ne marrim, shihet qartë se faktori njeri është shkaktar kryesor i aksidenteve në komunikacion…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img