10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Maqedoni, Abdixhiku: Qeveria Kurti bëri atë që dijnë të bëjnë mirë – të përçajnë e ndajnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë përmes një reagimi në Facebook se shqiptarët do të korrnin rezultat historik nëse do të bëheshin bashk, me një kandidat, në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

“Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë, me një kandidat, ata sot do të ishin në balotazh. Do të ishte rezultat historik. Por shqiptarët u ndanë”, tha ai.

Në këtë kontekst, kreu i LDK-së, bëri pëgjegjës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,për ndarjen dhe polarizimin e shqiptarëve në këtë shtet, në vend të përpjekjeve për bashkëpunim.

“Në këtë ndarje, Kryeministri popullist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akter aktiv. Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për përbashkim, bënë atë që dijnë të bëjnë mirë – të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku bën thirrje për një politikë unifikuese dhe përafruese për të gjithë shqiptarët, duke theksuar se Kosova duhet të jetë një forcë unifikuese, jo ndarëse, në rajon.

“Fituesit i uroj që pavarësisht sulmeve institucionale nga Kosova, ruajtën maturinë. Ruajtën Kosovën. Humbësit, le të shikojnë nga përfaqësuesit e vet që u shndërruan në instrumente populliste të një partie polarizuese që përveç terr e përplasje – nuk di tjetër.
Kosova, duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare! Kaq duhet të jetë roli ynë normal! Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim!”
, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img