10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Therje me thikë në Prishtinë, tre të lënduar – tre të tjerë të arrestuar

Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 23:00, ku dy prej të lënduarve janë therur me thikë, e një tjetër nga mjetet e përdorura në përleshje.

Sipas Borovcit, të lënduarit kanë pranua trajtim mjekësor në QKUK, e për rastin janë arrestuar tre të tjerë. Ai njoftoi se dyshohet se është shkrepur edhe arma e zjarrit.

“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat  kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të tre personave të cilët poashtu dyshohet të jenë të involvuar në rastin në fjalë” thuhet në njoftimin e Borovcit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img