21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhet kryetari i ri i PDK-së në Lipjan

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot zgjedhjet e brendshme në Degën e Lipjanit, ku me shumicë të votave të delegatëve, në një garë të ngushtë me katër  kandidatë, kryetar i degës u zgjodh në raundin e dytë, Doktori i Shkencave, Hyzer Rizani. 

Kryetari i ri i PDK-së në Lipjan i cili deri në zgjedhjet e fundit ka qenë kryetar i Rinisë Demokratike në Lipjan, falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punoj pandërprerë për vazhdimin e sukseseve të PDK-së në Komunën e Lipjanit. 

Para procesit të votimit, katër kadidatët për kryetar dege paraqitën platformat e tyre para qindra delegatëve, për çka u vlerësuan në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për garën fer e demokratike gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Tre kandidatët tjerë për kryetarë, e uruan kryetarin e ri Rizani për fitoren duke i shprehur mbështetje të plotë në rrugëtimin e ri në krye të degës, për ta fuqizuar dhe jetësuar platformën Dekada e Re për qytetarët e Lipjanit.

Kuvendi zgjedhor ku ishin të pranishëm 270 delegatë, po ashtu zgjodhi Këshillin Drejtues të degës prej 71 anëtarëve si dhe 15 delegatë për Konventën Qendrore. 

Para të pranishmëve, kryetarja e deritashme e degës, Selvie Halimi, falënderoi mbi 2000 pjesëmarrës në 55 nëndegët e Degës së Lipjanit. 

Të pranishmit i përshëndeti edhe Ramë Buja, themelues i PDK-së, i cili u shpreh i kënaqur me unifikimin e plotë të gjitha strukturave të degës.

Ndërsa, Akademik Arsim Bajrami tha se Lipjani është shembull për demokraci dhe mbetet bastion i PDK-së. 

Para të pranishmëve, nënkryetari Hajredin Kuçi, njëherësh edhe Kryetar i Komisionit Zgjedhor, tha se Kuvendi Zgjedhor në Lipjan dëshmon se sa e fortë është PDK në Lipjan. 

“Dekada e Re është evropianizimi i Kosovës dhe PDK po tregon çdo ditë që është partia më e madhe dhe më demokratike në Kosovë”, tha Kuçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img