23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i PDK-së – Kurtit: Për tutcan nuk ka hajmali

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se kryeministri Albin Kurti “me paranojën e tij, qasjen miqësore dhe shumë të dobishme të SHBA-së ndaj Kosovës që u pa edhe në rastin e fundit në veri, mund ta kuptojë si përgatitje të një ‘kurthi politik’ për të nga amerikanët”.

Sipas tij, Kurti dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas ‘si të tjerët para tij’ duhet të bëj lëshime ‘të dhimbshme’.

“Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të VV-së dhe Kurtit tash e shumë vite për të gjitha ata pushtetarë të Kosovës që kanë dialoguar me Serbinë. Sigurisht SHBA-ja nuk përgatit kurrfarë kurthe për Qeverinë e Kosovës, por Kurti me të kaluarën e tij politike të pandershme populiste ia ka kurthuar vetes këmbët”.

Krejt në fund pas kritikave, Abdullahu e ka përdorur një fjalë popullore ndaj Kurtit duke thënë se “për tutcanin nuk ka hajmali”.

“Shqiptarët thonë për tutcanin nuk ka hajmali. A ka ‘hajmali politike’ që mund t’i ndihmoj qeveritarët e sotëm?”, shkroi ai në Facebookun e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img