23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Osmani flet për ndërhyrjen e Kurtit: Kosova ka nevojë për miq, rezultatet ishin përgjigja më e mirë

Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur optimist për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Ai beson se shqiptarët tashmë janë përcaktuar për alternativen e tyre politike dhe sipas tij, të mërkurën forcat maten mes Frontit Evropian dhe VMRO DPMNE.

Osmani ka folur edhe për ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në këto zgjedhje dhe pasojat e kësaj ndërhyrje.

“Mendoj se përgjigja më e mirë ishin rezultatet që arritëm më 24 prill dhe pres që kjo të konfirmohet edhe më fuqishëm më tetë maj. Në përgjithësi, mendoj se Kosova ka nevojë për miq, veçanërisht te shtetet fqinje të cilat e kanë mbështetur pa ekuivoke në rrugëtimin e saj drejt etablimit ndërkombëtar dhe ky duhet të jetë prioriteti kryesor para çdo interesi tjetër partiak.

Shqiptarët veç më janë përcaktuar me 24 prill për përfaqësuesin e tyre dhe beteja politike brendashqiptare ka përfunduar. Tani më 8 maj forcat maten mes Frontit Evropian dhe VMRO DPMNE se cili opsion për shtetin dhe qytetarët ka për të dominuar. Integrimi apo izolimi, bashkëjetesa dhe barazi apo tentativa për kthimin e supremacisë monoenike dhe mbivotimit.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img