10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

“Zajednica nuk kalon”, Haziri: U vonuam, tash situata është merre ose lëre

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se marrëveshja e propozuar nga BE bashkë me ankesin e zbatimit po bëhet “merre ose lëre”.

Duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7, Haziri ka thënë se është humbur shumë kohë dhe tash Kosova është duke u përpjekur ta arrijë një marrëveshje në një kohë më të pafovrshme.


Ai ka thumbuar Vetëvendosjen për parullat e saj të dikurshme “Zajednica nuk kalon”.

“Po vonohemi në këtë process, po vjen koha mere ose leje. Në kohën kur bëheshin statuse Zajednica nuk kalon, kemi rrëshqitë në vonesa të mëdha”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se kompromisi nuk është fjalë e ndyrë, siç ishte bërë të dukej më parë.

“Situata është kështu, ndërkombëtarët s’po na falënderojnë më për pjesëmarrje në dialog. Situata është mere ose leje. Kompromisin e kanë bërë fjalë të ndytë. Nuk është ashtu, duhet bërë kompromise”, ka deklaruar ai.

Sipas Hazirit pritjet për 18 marsin në Ohër, nuk janë për nënshkrim formal, por për konstruktivitet dhe për afrim rreth aneksit të zbatimit. 

“Palët pritet ta marrin dokumentin. Kush e lë në tavolinë… parimisht Serbia di me u tërheqë, edhe në Rambuje. Qëndrimi i LDK-së është që duhet të kalohen të gjitha marrëveshjet”, ka deklaruar ai.

“Parimi i ambiguitetit konstruktiv është kthyer në tavolinë edhe pse e patëm hequr me shumë mund. Evropianët kanë dëshirë me kriju këso situata”, ka deklaruar zyrtari i lartë i LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img