11 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pritet në takim nga ambasadorë të shteteve anëtare të KiE, thotë se Kosova bëri hapa të mëdhenj drejt demokratizimit

Në përfundim të ditës së parë nga vizita në Strasbourg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit nga mbi 30 ambasadorë të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës (KiE).

Në fjalën e tij, ai foli mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës në demokratizimin e vendit, rritjen ekonomike, sundim të ligjit e drejtësi.

“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik, tregues të së cilës janë indekset dhe rankimet ndërkombëtare që faktojnë se Kosova është një histori suksesi e demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti foli dhe mbi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Republika e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, të cilat janë të mishëruara edhe në Kushtetutën e Republikës”, ka shtuar ai.

Ai i falënderoi vendet anëtare për mbështetjen e deritanishme dhe kërkoi nga to vazhdimin e saj për të avancuar tutje në këtë proces deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë ditës Kurti u prit edhe nga eurodeputeti gjerman, Manfred Weber, njëherësh drejtues i grupit të EPP në Parlamentin Evropian dhe eurodeputeten nga Kroacia nga radhët e EPP, Zeljana Zovko.

Në takim u diskutua për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, hapat e mbetur për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

“Me trendin çdo vit e në rritje të eksporteve, veçanërisht në dy vitet e fundit, dhe me mbështetjen që u ka dhënë Qeveria përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike bizneseve të fokusuara në prodhimtari, Kosova synon që të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti. Ndërkaq, nëpërmjet sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, qeverisjes së mirë, dhe stabilitetit institucional, krahas politikave tatimore të favorshme dhe veçorive të fuqisë punëtore, Kosova synon që të bëhet tërheqëse për investitorë të huaj”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img