13.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Xavi i bën thirrje lojtarëve të Barcelonës të përdorin zemërimin si motivim për El Clasico

Sezoni i Barcelonës mund të përfundojë nesër (e diel) kur ata do të udhëtojnë në ‘Santiago Bernabeu’ për El Clasicon e tretë dhe të fundit për këtë sezon.

Real Madridi ka fituar dy takimet e fundit mes dy ekipeve, dhe nëse ata vazhdojnë rekordin 100 për qind të fitoreve, do të bënte që të udhëheqin me 11 pikë në krye, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Barcelonës i ka mbetur të luftojë vetëm për titullin e La Ligas, pasi u eliminuan pak ditë më parë nga Liga e Kampionëve.

Xavi Hernandez dëshiron që lojtarët e tij të përdorin zemërimin që po ndjejnë si motivim për El Clasicon, dhe këtë e ka shprehur para mediave në konferencën për shtyp.

“Ne duhet të jemi në gjendje të ndryshojmë gjërat. Shpresojë që ky zemërim dhe frustrim, të kthehet në favorin tonë. Ne kemi një Real Madrid me moral të fortë përballë nesh pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xavi fillimisht.

Xavi gjithashtu ka konfirmuar se nuk ka shumë për të thënë për grindjen e brendshme mes Ronald Araujos dhe Ilkay Gundogan.

“Nuk kishte qëllime të këqija, nuk ka ndonjë problem, gjithçka është zgjidhur”, është shprehur tekniku spanjoll.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img