18 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Qeveria e Kosovës ka marrë masa të ndihmojë qytetarët serbë

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati ka theksuar  se nënshkrimi i një marrëveshjeje për një kredi prej 90 milionë eurosh me Bankën Botërore për për politikat, është një lajm i mirë për Kosovën.

Ministri Hekuran Murati i cili ndodhet në Uashington për takimet e pranverës të FMN-së dhe Bankës Botërore, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka deklaruar se rënia ekonomike i atribuohet sfidave të shumta globale, por se qeveria e Kosovës po merr masa të ndihmojë grupet e cenueshme.

Duke folur mbi vendimin e dinarit, ministri Murati e sheh problemin tek Beogradi që sipas tij, refuzon t’i bëjë transfertat në mënyrë të rregullt.

“Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi masa të ndryshme mbështetëse. Do të thotë nëse flasim për pensionistë, përveç pensioneve kontributpaguese të shtyllës së dytë, që është fondi pensional, kemi edhe pensionin bazik, të cilin e përfiton secili person mbi 65 vjeç pavarësisht përkatësisë etnike apo diçka tjetër. Do të thotë, nuk është se kanë mbete të gjithë pa mjete. Por, edhe një herë po e them, problemi qëndron në faktin që shteti serb tani refuzon, përkundër propagandimit që është çështje urgjente, të gjejë mënyrën e duhur, përmes kanaleve zyrtare dhe të ligjshme të bëjë këto transfere”, ka theksuar ai për Zërin e Amerikës.

Murati komentoi gjithashtu mbi vlerësimin për herë të parë të kreditit të Kosovës nga Fitch Ratings, duke thënë se do të ndihmojë me investimet e huaja.

“Është lajm tejet i mirë për vendin tonë meqenëse është hera e parë që marrim vlerësimin kreditor nga një agjenci ndërkombëtare që bën vlerësime të tilla, në këtë rast është Fitch. Çfarë do të thotë kjo për shtetin tonë? Kjo do të thotë që fillimisht prezantohemi në skenën ndërkombëtare si një shtet me politika të matura fiskale. Pastaj, ky vlerësim, shërben edhe si një pasaportë e Republikës së Kosovës për çdo investitor të huaj i cili do të investojë në vendin tonë. Pra mund ta shohë shkurtimisht se si qëndron vendi dhe tjetra gjë është që kjo po ashtu ul edhe koston e financimit për shkak se rritet besueshmëria në vendin tonë. Kjo rrjedhimisht ul edhe koston e financimit për sektorin privat dhe ekonominë reale”, ka deklaruar Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img