12.3 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit për mosnënshkrim të ankesit të planit evropian u pritën keq në Bruksel

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka pritur mirë deklaratën dhe arsyetimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për mosnënshkrimin e aneksit të zbatimit të planit evropian për dialogun.

Ajo ka thënë se është për të ardhur keq ta dëgjosh dikë duke folur si Vuçiqi në atë formë.

“Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes”.

“Megjithatë, retorika në fund të fundit dhe tallja me “dhimbje torturuese në dorën e djathtë” u prit shumë keq si në Bruksel, ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të BE-së”, ka thënë Von Cramon.

Pos tjerash, Cramon është shprehur se nuk i takon Serbisë që të vendos nëse Kosova mund të hyjë në organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“E kuptoj që deklaratat e Vuçiq janë për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB, varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Von Cramon për mediumin serb Nova, transmeton prishtinapress.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img