12 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje arrin marrëveshje me këtë parti në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, me kandidatin e saj Mytaher Haskuka, po synon të marrë edhe një mandat në krye të kësaj komune.

E për ta arritur këtë kryetari i Komunës, Haskuka, ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike Turke (KDTP).

“Falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka që iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të bashkë qeverisur më shumë për Prizrenin”, ka shkruar ndër të tjera Haskuka.

Postimi i plotë:

Falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka që iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të bashkë qeverisur më shumë për Prizrenin.

Qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi i mirëfilltë gjatë këtyre katër viteve, do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, për të çuar përpara projektet madhore në interes të të gjithë qytetarëve të Prizrenit!

Me kryetarin Damka kemi pasur një bashkëpunim të mirë edhe si ministër i Zhvillimit Rajonal, i cili ka rezultuar me projekte të rëndësishme për Prizrenin. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendror.

Mytaher Haskuka

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img