12 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Dorëzohet kallëzim penal kundër Liburn Aliut

Ndërmarrja Publike Banesore sot ka dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale kallëzim penal kundrejt Liburn Aliut, Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

NPB qëndron e bindur që Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së.

Komunikata e plotë e NPB-së:

“Ndërmarrja Publike Banesore sot ka dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale kallëzim penal kundrejt Liburn Aliut, Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

NPB qëndron e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së.

Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetra faqesh prova, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

NPB qëndron e vendosur të krijojë kapacitetet e saj financiare dhe njerëzore ashtu që në të ardhmen e afërt të jetë një faktor i rëndësishëm i ndërtimit në qytet me qëllimin e vetëm që të ofrojë banim të përballueshëm për shumë familje që sot qëndrojnë të përjashtuara nga ofertat e tregut të patundshmërive.

Projekti i ndërtimit që e kanë vënë në shënjestër z. Aliu përbën parakusht për të arritur qëllimin publik të NPB-së në raport me realizimin e të drejtës së banimit për shumë qytetarë në Prishtinë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img