21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Veseli mysafir te SHPK Nazi, e ngucin për lidhjet e tij me CIA-n (Video)

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka qenë pjesë e episodit më të ri të serialit vendor shumë të ndjekur nga të rinjtë “SHPK Nazi”.

Veseli përfshihet në bashkëbisedën e Nazit me punëtorët e tij, duke folur nga prapaskena, por zëri i tij iu tingëllon i njohur atyre.

“Më shpejt vinin aeroplanët atëherë, se picat delivery sot”, thotë Nazi.

Më pas, Veseli ia tërheq vërejtjen Nazit dhe punëtorëve të tij se po i fshehin produktet vendore dhe nuk po i ekspozojnë mirë.

Videon e ka postuar vetë Veseli në faqen e tij, ku bëhet edhe autokritik duke thënë se herën tjetër shpreson ta mbaj mend më mirë skenarin dhe të mos ketë emocione.

“Dje dola për pazar te shitorja e Nazit. Shpresoj që ai t’i lërë dallaveret dhe kur të shkoj sërish aty të shoh më shumë produkte vendore. Po ashtu, shpresoj që herën tjetër edhe unë do ta mbaj mend më mirë skenarin dhe të kem më pak emocione! :)”, ka shkruar Veseli.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/529272314502942/?t=359

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img