18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme në Austri, tri gra shqiptare synojnë parlamentin

Të dielën ka nisur procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në Austri. Mbajtja e tyre erdhi pas prishjes së koalicionit qeveritar për shkak të një video-skandali.

Sipas rezultatit të sondazheve, shumicën e votave pritet t’i fitojë Partia Popullore e ish-kancelarit Sebastian Kurz. Sidoqoftë, pritet që ai të mos mund të marrë mbi 50 për qind të votave dhe do të ketë nevojë të hyjë në koalicion me një parti tjetër për ta formuar qeverinë.

Në këto zgjedhje të cilat mbahen të parakohshme, të drejtë vote kanë edhe shqiptarët me nënshtetësi austriake e të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri. Për njërën nga 183 ulëset në Parlamentin e Austrisë synojnë edhe tri kandidate shqiptare. Drita Cacaj dhe Ina Rexhepi nga ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) si edhe Serafina Demaku nga partia SPÖ (Partia Socialdemokrate e Austrisë).

Qendrat e votimit janë hapur në tërë Austrinë në orën shtatë të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 17.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img