13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Veseli dhe Eichhorst flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Angelina Eichhorst, Drejtoreshë e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për nevojën e ecjes përpara përmes vendimeve të rëndësishme politike për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Znj. Eichhorst dhe Kryeparlamentari Veseli kanë diskutuar edhe për reformat në agjendën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, për reformat në sistemin e drejtësisë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Drejtoresha Eichhorst tha me këtë rast se Kosova duhet të vazhdojë reformat e nisura, si dhe dialogun me Serbinë./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img