15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, persona të maskuar ia thyejnë kamerën një mediumi

Ka vazhduar sulmi ndaj gazetarëve nga persona të maskuar në Leposaviq.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se mediumit Tëvë1, persona të maskuar ia kanë thyer kamerën.

“Në Komunën e Leposaviqit aktualisht gazetarët e mbi 10 medieve janë sulmuar nga persona të maskuar. Kolegët nga Tëvë1 kanë njoftuar AGK-në, se disa persona ua kanë thyer kamerën atyre me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska”, ka njoftuar AGK.

Sipas tyre, këto sjellje nga protestuesit maskuar janë totalisht të papranueshme, prandaj u k bërë thirrje organeve kompetente të sigurisë që janë prezent në këtë komunë, t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u sulmuar e penguar.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë sulmuar edhe disa gazetarë nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.

Në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë”, thuhet në njoftimin e AGK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img