19.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Serbët dalin me një kërkesë të re

Pas kërkesave për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga komunat veriore, serbët e veriut kanë dal me një kërkesë të re: lirimin e dy serbëve të ndaluar për 48 orë lidhur me ngjarjet e djeshme në Zveçan.

Ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Sërgjan Milosavleviq, ka kërkuar lirimin e R.P. dhe D.O., të arrestuar gjatë konfliktit të djeshëm mes protestuesve serbë me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Nëse ata nuk lirohen, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të komunave në veri të Kosovës që nesër të mblidhen në numër më të madh sesa dje dhe të shprehin në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre për situatën në komunat veriore.

“Sot është një protestë paqësore. Ajo ishte e tillë edhe dje. Askujt nuk i ka hije që protesta nuk ka qenë paqësore deri në fund. Ne si qytetarë të komunave me shumicë serbe nuk duam tensione, por paqe. Është e qartë se dikujt tjetër i përshtatet të krijojë kaos dhe të sjellë trazira në hapësirën tonë”, tha Milosavleviq.

Ai ka theksuar se serbët nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e bëra dje – tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri të Kosovës dhe se kryetarët e sapozgjedhur nuk duhet të lejohen të hyjnë në objektet komunale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img