10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, për zhvarrosjen e mbetjeve mortore

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se po vazhdojnë gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë.

Sipas komunikatës për medie, edhe sot përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.

“Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në komunikatë.

Kurse, ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img