11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Agim Veliu në ditë reflektimi: Kundërshtarët politikë nuk i kemi armiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar edhe me shkrim pas humbjes në zgjedhjet e djeshme në Poduejvë.

Veliu ka thënë se e respekton rezultatin zgjedhor, ndërsa ka shtuar se “koha do ta dëshmojë se propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false”. Ai po ashtu ka theksuar se nuk i konsiderojnë armiq kundërshtarët politikë.

Të nderuar qytetarë, Llapjanët folën dje. Kur flet sovrani të gjithë duhet të heshtin. Dega e LDK-së në Podujevë, që nga themelimi i partisë prej 31 vitesh, e pësoi humbjen e parë në zgjedhje. Është e rrallë për një parti demokratike të ketë besim aq të gjatë qytetar, të palëkundur dhe konsistent, në kohë të vështirë dhe ditë të mira”, ka shkruar Veliu.

“E çmoj jashtëzakonisht shumë dhe përkulem para këtij besimi që na keni dhënë për gati 31 vite. Këtë besim e kam respektuar dhe do ta vlerësoj përgjithmonë.
Koha do ta dëshmojë se propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false.
Kundërshtarët politikë ne nuk i konsiderojmë armiq, siç na identifikojnë ata neve”, ka theksuar Veliu.

Ai tha se dita e sotme është ditë reflektimi për LDK-në dhe shtoi se do ta analizojnë këtë humbje për t’i korrigjuar mangësitë.

“Sot është një ditë reflektimi për neve. Do ta analizojmë me kujdes humbjen në zgjedhjet lokale, do të identifikojmë dhe korrigjojmë mangësitë tona, do ta zgjerojmë ekipin konform nevojave të qytetarëve, për tu rikthyer triumfalisht në Podujevë në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme. Sinqerisht!”, ka shkruar Veliu.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Komunën e Podujevës, kandidati për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Shpejtim Bulliqi ka marrë 51.64% të votave. Pas tij është renditur kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Nexhmi Rudari me 35.97% të votave, ndërsa Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 12.40% të votave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img