19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Varianti afrikan i coronavirusit, Sadiku: Përhapet më shpejt, pacienti i konfirmuar po trajtohet me oksigjeno-terapi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka bërë të ditur se varianti afrikan i coronavirusit përhapet më shpejt, ndërsa tha se pacienti i konfirmuar me këtë variant është pranuar më 4 qershor në Klinikë dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi.

Sadiku në një konferencë për media tha se gjendja e pacientit është stabile.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Infektivës tha se në total me coronavirus të shtrirë në spital janë 20 persona.

“… Ne jemi të obliguar të përgatitemi për trajtimin që kanë nevojë për hospitlaizim. Rënia e numrit të rasteve ka ndikuar që të zvogëlohet numri i të hositalizuarve dhe sot kemi 20 pacientë me Covid”.

Ndryshe, sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar praninë e variantit afrikan të coronavirusit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img