25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti uron Pashkët Ortodokse: Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve Ortodokse. 

Kurti në urimin e tij të publikuar në Facebook, ka thënë se në këtë ditë të “festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë”.

Urimi i Kurtit:

Pashkë të bekuar!

Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar.

Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj.

Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë. Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img