23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

U rrahën për një gërvishtje të makinës, arrestohet 40-vjeçari, procedohen dy të tjerë

Një gërvishtje e makinës ka qenë shkak i një konflikti fizik mes dy shoferëve pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi pasditen e sotme.

Pas përplasjes së dy makinave, shoferët dhe një tjetër person janë konfliktuar me grushte. Si pasojë e goditjeve, tre personat kanë marrë lëndime të lehta.

Policia ka arrestuar një nga shoferët dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular, në një dyqan;
A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. H., 23 vjeç, E. Sh., 60 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të Zogut të Zi, për motive të dobëta (gërvishje mjeti) janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img