19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

“Ty t’kisha çu në Supreme..”/ Zbulohet raporti jashtëmartesor dhe premtimet e anëtarit të KGJK-së për ‘dashnoren’

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga 13 anëtarë, shtatë prej të cilëve janë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit, ndërsa pjesa tjetër zgjedhën nga deputetët e Kuvendit. Ndonëse jo me patjetër të gjithë janë gjyqtarë, anëtarët e KGJK-së, prezumohen të jenë persona me vlera të larta morale e profesionale. Për këtë, ekziston një Kod i Etikës dhe Sjelljes Profesionale, të cilin obligohen ta respektojnë e zbatojnë me rigorozitet edhe në jetën private, përveç asaj publike. Njëri prej tyre del se nuk e ka fort me rëndësi sjelljen etike e cila është esenciale për performancën e anëtarëve të këtij institucioni. Artikulli i referohet Vilard Bytyqit, anëtar jogjyqtar në KGJK, që u zgjodh në këtë pozitë, më 13 gusht të vitit 2020.

Gazeta Sinjali ka siguruar prova të cilat dëshmojnë sjelljen joetike të Bytyqit, duke shkelur kështu parimet e përgjithshme, mbi të cilat duhet të veprojë që të ruajë dhe të promovojë besimin e publikut në dinjitetin e integritetin e Këshillit.

Në redaksinë e Gazetës Sinjali së fundmi kanë ardhur disa fotografi e komunikime të Bytyqit, të zhvilluara me një grua, të cilat vënë në pah standarde joprofesionale dhe vënë në pikëpyetje integritetin e tij.

Sipas provave të siguruara nga Sinjali, për ditë të tëra, Vilard Bytyqi, i cili është i martuar, ka mbajtur një raport jashtëmartesor me një grua, me të cilën ka zhvilluar biseda në rrjetin social “Instagram”, ku përveç që nuk ka shmangur një marrëdhënie të tillë në jetën e tij private, i njëjti ka shpalosur informacione për mënyrën e organizimit të mbledhjeve të KGJK-së, madje në një rast ka treguar se ka pushtet për të ndikuar në përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme.

Gjithçka dyshohet se nisi për një konkurs për gjyqtarë në Gjykatën Supreme, për të cilin Bytyqi kishte shprehur gatishmëri se mund të ndikojë në përzgjedhje, nëse personi në fjalë do të ishte në garë.

Në njërën nga pjesët e kësaj bisede, anëtari i KGJK-së, Vilard Bytyqi thotë se Tash secili mundet me pas ndonjë kandidat tutje me përkrah, ama me shku ashtu problem është me ia akomodu interesat e kërkesat e të gjithve. T’ishe ti në Supreme t’kisha qu”, duke mos shmangur situata të tilla që vënë në pikëpyetje paanshmërinë e tij.

Në pjesë të tjera të këtyre bisedave, Bytyqi ka folur për mënyrën e diskutimit në mbledhjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, teksa s’ka ngurruar të tregojë se si sipas tij ai dhe një anëtar tjetër e rivalizojnë gjatë diskutimeve kryetarin e Këshillit, Albert Zogajn.

“Alberti askënd se ka kundër në këshill. Se gjithçka diskutohet dh bisedohet, ka konsensus të plotë. Në fakt veç unë dhe njëri në diskutime e rivalizojmë, veç 4 marrim pjesë në diskutime. Në mbledhje veç qëndrime shprehen. Na e përkrahim plotësisht, se ai vetëm sen s’mundet me bo.

Një anëtar i Këshillit e ka të ndaluar të përdorë pozitën e tij/saj apo informatat e pranuara përmes pozitës së anëtarit të Këshillit për çfarëdo përfitimi personal ose për ndonjë person tjetër apo organizatë.

Kjo siç duket nuk vlenë për Bytyqin. Në një bisedë virtuale, ai ka treguar se KGjK merr komente për punën që zhvillon nga Brukseli e Washingtoni, derisa ka përmendur edhe një vendim që në ditën kur është zhvilluar biseda, ende s’ishte marrë.

“Ne marrim komente nga Brukseli e Washingtoni, për atë që bëjmë, na ndryshe jemi. Publiku se din si shkojnë diskutimet ma përpara. Kjo është si mbledhja e Qeverisë. E kemi seancën për me suspendu ***”.

Komunikimi mes Bytyqit dhe personit në fjalë ka shkuar edhe më tej, në krijimin e një raporti jashtëmartesor, ku flet për martesën e tij, gruan shtatzënë e takimet që planifikonte t’i zhvillonte.

Edhe këtu, janë shkelur dispozitat e Kodit të Etikës, të cilat vlejnë për çdo anëtar të Këshillit, jo vetëm në aktivitetet profesionale, por edhe në jetën private, meqë çdo veprim i pahijshëm dëmton imazhin e KGJK-së.

“Të pres kur jam vetëm, më se largu në vikend besoj. E di që përderisa ka tërheqje këso fare, e di që kënaqemi kur jemi fizikisht. Nëse mos më mungo pasdite.. Unë jam i gatshëm për ty, me përjetu kënaqësi. Është e rëndësishme me e bo atë që na kemi qejf dytë. Kjo na plotëson. Se tash psh jam me nuse në banesë, nuk mundem me thonë fjalë përtej asaj që duhet…”

Sjellja e Bytyqit mund të konsiderohet si e pahijshme, sepse edhe pse një gjë e tillë nuk është përshkruar në Kodin e Etikës, vlen të ceket se çdo veprim i tillë, edhe nëse nuk parashihet shprehimisht, mund të konsiderohet shkelje dhe për rrjedhojë mund të sanksionohet.

Për korrespodencën në fjalë, Sinjali i ka dërguar pyetje kryesuesit të KGJK-së, Zogajt, nëse të tilla raste bien ndesh me Kodin e Etikës për anëtarët e Këshillit dhe çfarë pasojash mund të ndërmerren, por i njëjti është përgjigjur shkurt se standardet e Etikës vlejnë për të gjithë anëtarët. 

“Pa paragjykuar korrespodencën të cilën ne nuk e kemi të njohur dhe pa paragjykuar potencialisht përfshirjen e anëtarit të KGjK-së në korrespodencat e papërshtatshme, ju njoftoj që standardet e Etikës vlejnë për të gjithë anëtarët.” – thuhet në përgjigjen e Zogajt.

Gazeta Sinjali pas pak do t’i publikojë një pjesë të fotove dhe bisedave të Vilard Bytyqit me personin në fjalë, por jo gjithë korrespodencën që e posedon redaksia, për shkak të nivelit të bisedës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img