19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Trajneri holandez i Feyenoordit: Dua të marr drejtimin e Liverpoolit, skuadrat janë në bisedime

Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit.

Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se dy klubet janë në negociata dhe pret të sheh se çfarë do të ndodh.

“Do të doja të bëhesha trajneri i ri i Liverpool-it, vendimi im është i qartë. Feyenoord dhe Liverpool janë në bisedime për të negociuar, jam duke pritur të shoh se çfarë do të dalë prej tyre. Kam besim, duke pritur që klubet të arrijnë një marrëveshje”, tha Slot.

Jurgen Klopp e ka konfirmuar se do të largohet nga “Anfield Road” posa të përfundojë sezoni aktual, teksa “Reds” po kërkojnë tash e një kohë zëvendësuesin e tij.

Arne Slot ka bërë punë mjaft të mirë me Feyenoordin, duke e shpallur kampion të Holandës edicionin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img