11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi në Washington është historike dhe nuk duhet të braktiset

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar vizitën e fundit të ish të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë.

Në këtë drejtim, ish-presidenti Trump ka bërë thirrje që marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga administrata e tij nuk duhet të braktisen, sepse siç ka thënë ai, janë historike dhe janë në pyetje shumë jetë njerëzish, përcjell Telegrafi.
“Popujt e mrekullueshëm të Serbisë dhe Kosovës kanë tejkaluar pengesat e mëdha ndërmjet tyre në kërkim të normalizimit ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, (sepse) shumë jetë njerëzish janë në pyetje”, ka thënë në fillim të deklaratës Trump.
“Sot, i dërguari im, ambasadori Ric Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshje. Siç edhe e kemi dëshmuar në Lindjen e Mesme me Marrëveshjen e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundshëm por kërkon përpjekje të sinqertë dhe lidership të palëkundur.

Paqja është e mundshme, mos u dorëzoni – prosperiteti për ato dy kombe është në pyetje”, ka shkruar më tej Trump.

Ndryshe, ish-presidenti Trump iu është referuar kohës kur më 4 shtator 2020, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e tij patën nënshkruar zotimet që njihen si Marrëveshja e Washingtonit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img