11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Don Xhoni vazhdon me paralajmërimin e këngës së re me Loredanën: Turp po më vjen çfarë do të bëjmë

Ata nesër (e enjte) në mesnatë do të sjellin projektin e ri.

Bëhet fjalë për reperët e njohur, Don Xhon dhe Loredana Zefi, të cilët për herë të parë kanë bashkuar forcat në një këngë të re.

Derisa po vazhdojnë të bëjnë paralajmërimin e këtij projekti, dyshja besojnë se do të jenë trend e në qendër të vëmendjes.

Don Xhon dhe Loredana (Foto: Instagram)

Së fundmi ka qenë artisti nga Drenisa ai i cili ka bërë një tjetër shkrim në InstaStory.

“Nesër 23:59. Nc nc nc marre po më vjen çfarë do të ju bëjmë”, ka shkruar ai.

Kjo duket se mezi po pritet edhe nga fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta duke thënë se do jetë ‘një hit’.

Sidoqoftë, presim të shohim se çfarë kanë përgatitur artistët për fansat e publikun e tyre.

Xhirimet e klipit u raportua se janë xhiruar në Kosovë, gjersa ditë më parë iu ndërprenë nga policia për shkak të një zone që nuk lejohej të bllokohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img