8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Tre filma nga Kosova shfaqen në festivalin ndërkombëtar të filmit në Selanik

Tre filma nga Kosova janë shfaqur në edicionin e 64-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Selanik.

Kështu ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës në Facebook, raporton Klan Kosova.

  1. Filmi i metrazhit te gjatë “Martesa”, me regjisore Blerta Zeqirin.
  2. Filmi i metrazhit te shkurtër “Four Pills at Night”, regjisor Leart Rama.
  3. Filmi i metrazhit të gjatë “House Keeping for Beginners”, regjisor Goran Stolevski.

Gjithashtu u shfaq filmi nga Shqipëria “A Cup Of Coffe and New Shoes On” regjisor Gentian Koçi.

Pas shfaqjes së filmave, publiku pati mundësi të bëjë pyetje për regjisorët e filmave të cilët ishin të pranishëm.

Përveç filmave, dje u mbajt edhe Asambleja e përgjithshme e See Cinema Network, për të diskutuar zgjedhjen e projekteve që do të marrin mbështetjen e rrjetit për zhvillim.

Pjesë e Asamblesë së përgjithshme ishin shtetet ballkanike si: Kosova, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi, Romania, Shqiperia, Cyprus dhe Maqedonia e Veriut

Kujtojmë se disa nga projektet e përzgjedhura ndër vite nga Kosova për përkrahje nga See Cinema Network ishin:

“Kthimi ne mal” regjia Antoneta Kastrati,

“Zana”, regjia Antoneta Kastrati,

“Gruaja e Shtëpisë”, regjisor Fatos Berisha,

“Koagolimi”, regjisor Noar Sahiti,

“Burek”, regjisor Ismet Sijarina dhe

“Looking for Venera”, regjisor Besnik Krapi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img