11 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Torthurohet Mehaj në forum, merr vëmendjen e publikut me anglishte të dobët

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i ftuar në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë, lexoi një fjalim me një anglishte që lë për të dëshiruar. 

Mehaj pati probleme në të folur dhe në të lexuar në gjuhën angleze, duke u bllokuar të paktën tri herë gjatë shqiptimit të fjalëve.

Atij i erdhi shumë vështirë që ta shqiptonte fjalën “revolution” të gjuhës angleze.

Mehaj gjithashtu iu referua gabimisht vetes si ish-ministër, duke thënë anglisht: “For me as a former min.. ëëë – military officer” (“Për mua si ish-min… ëëë – oficer ushtarak”).

Pak më vonë, Mehaj bllokohet përsëri gjatë leximit të fjalimit anglisht, kësaj radhe më keq dhe më gjatë. Nuk kuptohet se cilat fjalë po mundohej t’i lexonte ose t’i shqiptonte. Mund të kuptohet vetëm pjesa e fundit e togfjalëshit “of the goals” (e qëllimeve), shkruan Nacionale.

Për së treti, Mehajt i erdhi zor që ta shqiptonte fjalën “re-evaluation” (rivlerësim).

Në fjalimin e tij, ai e përmendi edhe planifikimin e familjes, çështje që lidhet me forumin, por jo me ministrinë që ai e udhëheq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img