7.4 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Teuta do të lindë një javë më heret, thotë se ditëlindja e burrit do të festohet veçmas nga ajo e vajzave

I ka mbetur vetëm edhe një muaj që të sjell në jetë fëmijën e dytë. E data kur Teuta Krasniqi planifikon të lindë, është 27 shtator, trasnmeton Magazina.al.

E derisa në shtatzëninë e parë, aktorja ka pasur shumë më shumë kujdes si një grua shtatzënë, në të dytën thotë se është krejt ndryshe. Me shumë energji, ajo ka vazhduar rutinën e jetës, të punojë, ecjen, blerjet.
Aktorja në një intervistë për Kolona.al, ka treguar edhe për datën e lindjes. E për këtë gjë ka treguar se mund të vendos vetë, për shkak të mënyrës së lindjes, pwrciell Magazina.al
“Edhe një muaj më ka mbetur kohë deri te termini për të lindur, besoj diku nga 27 shtatori. Po e them kështu datën sepse sikurse në lindjen e parë ashtu edhe tash do të lindi në këtë mënyrë. Besoj se do të lindi një javë para ditëlindjes së Adonisit. Pasi që lindi me prerje cezariane, do të lindi pak ma herët, një javë…nuk guxoj në ditën e fundit të terminit. Lindja nuk do të bëhet në ditën e lindjes së Adonisit. Ditëlindja e Adonisit do të festohet veçmas, e ditëlindjet e vajzave veçmas. Secili në ditën e vet…”, tha më tej aktorja duke treguar për ndërrimin e datës të cilën e kishte planifikuar ku siç pat thënë më herët për Kolona.al, ajo pat vendosur që vajza të lindë në ditëlindjen e babait Adonis.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img