20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Tërmet i fortë në Nepal: Mbi 100 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 128 njerëz u vranë dhe dhjetëra u lënduan nga tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin Jajarkot të Nepalit perëndimor të premten, thanë zyrtarët sot. Disa ndërtesa në rajon u shembën dhe lëkundjet u ndjenë deri në Nju Delhi, në Indinë fqinje.

Tërmeti ka ndodhur dje në orën 23:47 (me orën lokale) me magnitudë 6.4, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Nepalit. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5.7 gradë, duke e rishikuar atë nga 6.2 gradë që kishte njoftuar më parë. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6 ballë.

Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi komunikimi nuk ka qenë i mundur me rajonin malor pranë epiqendrës, rreth 500 km në perëndim të kryeqytetit Katmandu, ku u ndje edhe lëkundjet. Rajoni ka një popullsi prej 190,000 banorësh me fshatra të shpërndara në kodra të largëta.

“Numri i të plagosurve mund të jetë në qindra dhe numri i të vdekurve gjithashtu mund të rritet,” tha për Reuters Haris Chandra Sharma, një zyrtar në distriktin Jajarkot.

“Shumë shtëpi janë shembur, shumë të tjera kanë të çara. Mijëra banorë e kaluan natën në të ftohtë jashtë sepse kishin shumë frikë të hynin në shtëpitë e tyre për shkak të lëkundjeve të mëtejshme”, tha ai. “As unë nuk kam mundur të futem në shtëpi.”

Ekipet e kërkim-shpëtimit duhet të pastrojnë rrugët e mbyllura nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti për të arritur në zonat e prekura, tha oficeri i policisë Namaraj Bhattarai.

Në vitin 2015, rreth 9,000 njerëz humbën jetën në dy tërmete në këtë vend Himalayan. Më pas qytete të tëra u rrafshuan ndërsa mbi një milion shtëpi u shkatërruan, me një kosto prej 6 miliardë dollarësh për ekonominë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img