19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë.

Kurti shkroi se “dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit”.

“5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim. Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit. Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjellen si mësime dhe frymëzime ndër breza”, shkroi Kurti.

“Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët”, shtoi ai.

Kurti shkroi se “dëshmorët janë të vetmit që e kanë përfunduar dhe vulosur angazhimin e tyre për vendin, për lirinë dhe për atdheun”.

“Ne të gjallët e sotëm dhe të brezave pasardhës, e kemi për detyrë të përditshme angazhimin dhe përpjekjen për atdheun, për lirinë dhe për vendin. Sivjet po bëhen 25 vite nga çlirimi i Kosovës në qershor të vitit 1999. Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit tonë. Ata janë dëshmorët më të freskët në kujtesën tonë kolektive për rrugën që kemi ndjekur deri te liria, andaj edhe përkujtimet e nderimet tona për dëshmorët, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta. Lavdi përherë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, sot dhe për jetë e mot!”, shkroi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img