21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Tentojnë të marrin peng biznesmenin gjerman, por i rezulton personi i gabuar, i kërkojnë falje dhe largohen!

Një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia, Zeki Oğuz, ra pre e një sulmi nga disa persona të panjohur, të cilët iu afruan për ta marrë peng me forcë e për ta futur në një furgon që i zuri rrugën.

Por, më interesantja e kësaj historie është fakti se, pengmarrësit kishin ngatërruar objektiv, pasi biznesmeni nuk ishte personi që ata po kërkonin.

Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur, personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai personi që po kërkonin.

Në këtë moment, jo vetëm e lanë të lirë, por i kërkuan edhe falje dhe u larguan me shpejtësi, ndërsa biznesmeni mori menjëherë në telefon policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img