34.1 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

Buy now

spot_img

Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit

Superoperacioni i SPAK me rreth 50 urdhër arreste të lëshuara, për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk është gjë tjetër veçse propagandë.

Ai thotë se për sa kohë që “kokat” kryesore të grupeve nuk janë arrestuar, ky operacion nuk ka asnjë vlerë.

Madje ai shkon edhe më tej duke thënë se ky operacion do duhej bërë para 14 maj, por nuk u bë me qëllim që Edi Rama të vidhte zgjedhjet.

“Metamorfoza, është e gjitha një tablo e qartë e përfshirjes së të gjithë shtetit dhe gjithë Rilindjes, në veprimtari kriminale. Dhe, absolutisht të gjitha faktet që janë bërë publike sot, janë ditur edhe përpara një viti, janë ditur dhe përpara 9 muajsh.

Është një operacion më shumë i karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, dihet që pothuajse zero. Është gjithçka që kryehet nën diktatin e Edi Ramës. Sepse, duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, por kjo gjë nuk ndodhi.

Duhet të ishte vepruar përpara zgjedhjeve të 14 Majit, sepse ‘Metamorfoza’ aty ka qenë prej kohësh, por duhej që ato grupe, të përdoreshin dhe njëherë nga Edi Rama, për të grabitur bashkinë e Shkodrës, dhe shumë bashki të tjera në Shqipëri. E më pas, për të prodhuar statistika nga halli, dhe nga sikleti, sepse t ato dosje dihet, që janë vendosur në dispozicion nga partnerët europian”, tha Meta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img