8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Ten Hag miraton shitjen e dy yjeve të ekipit të Man Utd

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është gati të arkëtojë para nga shitja e dy lojtarëve të ekipit të parë këtë verë.

Pavarësisht bisedave për shitjen e klubit nga familja Glazer, financat e tyre nuk janë të qëndrueshme për të tentuar blerje të reja në afatin e ardhshëm kalimtar.

Shumë ekspertë financiarë besojnë se Djajtë e Kuq duhet të shesin për të financuar blerje të reja sikurse ato që përjetuan verën e fundit.

Sipas mediumit talkSPORT, trajneri Ten Hag do të lehtësojë shqetësimet e Fair Play Financiar duke shitur dy yjet; Harry Maguire dhe Anthony Martial.

Holandezi është gati të lejojë largimin e dyshes, ndërkohë që edhe lojtarë të tjerë të ekipit të parë mund të jenë në rrezik nëse vijnë oferta të mira.

Unitedi do të ndjekë një qendërsulmues, një mesfushor qendror dhe ndoshta një qendërmbrojtës rezervë gjatë verës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img