21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Ka elemente ruse në veri, përpiqen të shkaktojnë shkëndija konflikti

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se në veri ka elemente të inteligjencës ruse, që mundohen të shkaktojnë shkëndija konflikti, për ta përkeqësuar situatën e sigurisë në Kosovë.

“Ka informacione që elemente të caktuara ekstremistësh, vijnë në Kosovë, bëjnë shfaqje të ndryshëm. Edhe rusë, kryesisht të Inteligjencës”, është shprehur Sveçla në “DPT te Fidani” në T7.

Sveçla ka thënë se nuk beson që rusët vijnë të luftojnë në Kosovë, për shkak të situatës që e ka Rusia me Ukrainën, por sipas tij ata provojnë të nxisin konflikte.

“Të themi që ka elemente ruse që vijnë të luftojnë në veri, kjo nuk qëndron, sepse ata kanë probleme të vetat. Emisarë dhe agjentë të inteligjencës, po. Ata përpiqen që të shakttojnë ndonjë shkëndijë, që situata të përkqeësohet”, ka thënë ai gjatë emisionit.

Sveçla ka rikujtuar rastet e dëbimit të shtetasve rusë, për shkak të dyshimeve për qëllimet e tyre brenda Kosovës.

“Ne kemi dëbuar shtetas rus. Nuk i kemi dëbuar për qejf. I kemi dëbuar sepse kemi pasur informacione sepse ata janë dyshuar për aktivitete kriminale”, ka deklaruar ai.

 “Do të dëbohen të gjithë ata që e rrezikojnë stabilitetin e Kosovës”, ka shtuar ai.

Sveçla ka konfirmuar gjithashtu se në veriun e vendit ka grupe të armatosura. Kur është pyetur, ai ka thënë se ata do të arrestohen nga Policia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img