8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Supremja i hap rrugë vazhdimit të punimeve në ‘Rrugën A’, hedh poshtë kërkesën e kompanisë

Gjykata Supreme ha hedhur poshtë kërkesën e “Pro & CO Group” Sh.p.k për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të Gjykatës Komerciale, dhomat e shkallës së dytë.

Me anë të këtij vendimi, Supremja i ka hapur rrugë vazhdimit të punimeve në “Rrugën A”.

Në aktvendimin e Gjykatës Supreme, në të cilin thuhet se aktvendimi i dhomës së shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, është vendim i drejtë, ligjor dhe i arsyetuar mjaftueshëm.

“Gjykata Supreme në përputhje me nenin 53 të LKA-së mbajti seancën, vlerësoi pretendimet e paraqitura në kërkesë, përgjigje në kërkesë, ekzaminoi aktvendimin e kontestuar të dhomës së shkallës së dytë dhe atë të dhomës së shkallës së parë dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave tjera të lëndës gjen se: Kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor është e pabauzar”, thuhet në Aktvendimin e Supremes.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale kishin aprovuar si të bazuara ankesat e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe palëve të interesuara- Komuna e Prishtinës dhe O.E “Sallahu” sh.p.k, duke lejuar kështu nisjen e punimeve në këtë rrugë.

Pretendimet e kompanisë janë cilësuar si të pabazuara, të paqëndrueshme dhe të pa argumentuara.

“Gjykata Supreme i shqyrtoi edhe pretendimet e tjera të parashtruesit të kërkesës, dhe gjen se të njëjtat janë shqyrtuar nga dhoma e shkallës së dytë e Gjykatës Komerciale, nga ka rezultuar me të drejtë se janë të pabazuara, të paqëndrueshme dhe të pa argumentuara, andaj si të tilla edhe nga Gjykata Supreme refuzohen të pa bazuara dhe jo me ndikim për të vendosur ndryshe në këtë çështje nga ajo e vendosur dhoma e shkallës së dytë, si në aktvendimin e saj, i cili rezulton se është i drejtë, ligjor dhe i arsyetuar mjaftueshëm, bazuar në faktet vendimtare sipas provave dhe fakteve të paraqitura nga palët, ashtu si parashihet në nenin 22 të LKA-së, për aq sa është e domosdoshme të arsyetohet mënyra e vendosjes për masë të përkohshme, pa u prejudikuar mënyra e vendosjes së çështjes kryesore”, thuhet në fund të Aktgjykimit.

Gjykata Komerciale kishte marrë vendim për fillimin e punimeve në rrugën “Jim Xhema”, e njohur si “Rruga A” në kryeqytet, rreth tre muaj pas pezullimit të tyre.

Në aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë thuhej se janë aprovuar si të bazuara ankesat e Organit Shqyrtues të Prokurimit me seli në Prishtinë, dhe palëve të interesuara Komuna e Prishtinës si dhe operatorit ekonomik “Sallahu”.

Me këtë rast ishte ndryshuar aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë i datës 30 nëntor 2023.

Sipas Ramës, ndërtimi i kësaj rruge do të zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria”.

“Po vazhdojnë punimet për realizimin e projektit madhor, ndërtimin e rrugës “A”, i cili zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion. Punët të cilat mund të kryhen në këtë kohë po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur”, thotë Rama.

Ndryshe kujtojmë se vendimi i Gjykatës Komerciale që të ndërpriten punimet në “Rrugën A” në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta – veçanërisht të pushtetit komunal pasi këtë projekt e patën cilësuar si më të rëndësishmin deri tani.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte thënë se vendimi është i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img